Kurti: Edhe ne që shpëtuam nga lufta, nuk shpëtuam pa trauma

Aktuale

Kurti: Edhe ne që shpëtuam nga lufta, nuk shpëtuam pa trauma

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:29
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

Në një fjalë rasti, Kurti ka thënë se dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të, ishin përplot me trauma për shoqërinë tonë.

Sipas tij, edhe ata që kanë shpëtuar nga lufta e fundit në Kosovë, nuk kanë shpëtuar pa trauma.

“Emancipimi shoqëror, me theks te emancipimi i burrave sepse shpesh herë jemi fokusuar te emancipimi i grave që është shumë mirë, mirëpo duhet të emancipohen edhe djemtë sepse sa më shpejt që emancipohen, aq më mirë është për të drejtat e grave dhe vajzave”.

“Një trajtim më i thellë i pasojave të luftës, në një far mënyre edhe ne që kemi shpëtuar, nuk kemi shpëtuar. Sepse përvojat tona të hidhura, ato tashmë janë deponuar. Kemi nevojë që si shoqëri ta bëjmë një trajtim më të thellë socio-kulturor për ato që kemi kaluar gjatë luftës së fundit dhe jo vetëm”.

“Këto dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të, janë përplot trauma të patrajtuara. Andaj do të duhej t’i trajtojmë edhe këto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat