Jep dorëheqje nga LDK edhe Sibel Halimi

Aktuale

Jep dorëheqje nga LDK edhe Sibel Halimi

Më: 14 mars 2023 Në ora: 12:29
Sibel Halimi

Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pos Mjekiqit, në LDK ka pasur edhe një dorëheqje tjetër, nga një post tjetër.

Sibel Halimi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëdhënëses politike të partisë.

Dorëheqjet tashmë i janë dorëzuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe vijnë në një kohë kur partia është para zgjedhjeve të brendshme, që pritet të mbahen gjatë këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat