Inspektorati largon nga tregu katër produkte, vlerësohen si të rrezikshme

Aktuale

Inspektorati largon nga tregu katër produkte, vlerësohen si të rrezikshme

Më: 14 mars 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati ka larguar nga tregu katër produkte.

Të cilat vlerësohen se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MINT ka bërë me dije se identifikimi i këtyre produkteve ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njejtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat