Ahmeti: Marrëveshja është e mirë – njohje më e madhe e realitetit nga Serbia

Aktuale

Ahmeti: Marrëveshja është e mirë – njohje më e madhe e realitetit nga Serbia

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:32
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se marrëveshjen e 27 shkurtit mes Kosovës e Serbisë, e sheh si të mirë.

Ahmeti tha se në aspektin pragmatik, kjo marrëveshje është një kapërcim substancial në subjektivitetin e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Mendoj se është një njohje më e madhe e realitetit nga Serbia. Marrëveshja natyrisht se ka rreziqe, por ajo që po më pengon në diskutimet tona është se ne ende diskutojmë se a do të ketë Asociacion apo jo, e mendoj se kjo nuk është fare në diskutim”, është shprehur Ahmeti në Rubikon.

Tutje, Ahmeti tha se me këtë marrëveshje, në një mënyrë Listën Serbe duan që ta zëvendësojnë me një institucion formal, që sipas tij, sa herë të ketë probleme, ai institucion do të shpreh qëndrimin zyrtar në emër të serbëve.

“Problemin me Kosovë gjithë e kanë pasur se ne themi “jo, jo, jo” e me patriotizëm shkojmë deri përtej kufijve tonë, e në natën e fundit i çojmë duart e votojmë. Kjo ka ndodhur me Gjykatë Speciale e kjo ka ndodhur me të gjitha marrëveshjet”, është shprehu Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat