Thaçi thotë se ndërkombëtarët po e shpërblejnë destruktivitetin e Serbisë

Aktuale

Thaçi thotë se ndërkombëtarët po e shpërblejnë destruktivitetin e Serbisë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:34
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se perëndimi po e shpërblen destruktivitetin e Serbisë.

Thaçi në emisionin ‚Pressing‘ tha se asnjëherë ndërkombëtarët nuk kanë adresuar ndonjë të drejtë që i është cenuar minoritetit serb në Kosovë, e që sipas tij, kjo qartazi tregon që po duan të ia plotësojnë një kërkesë të Serbisë.

"Gjithcka është t’u fol për Zajednicën. Nëse nisemi prej kësaj, ndërkombëtarët asnjëherë nuk kanë tregu cila e drejtë e minoritetit serb është e cenuar në Kosovë, në mënyrë që të ulemi e ta adresojmë. Asnjëherë nuk e kanë bërë këtë debat. Qartazi ata janë duke kërkuar me plotësu një kërkesë të Serbisë. Nuk po i vendos ata në anën të Serbisë, por qartazi Perëndimi në këtë rast po don me shpërbly destruktivitetin e Serbisë. Nëse Serbia prnaon me u largu prej Rusisë, me marr një rrugë drejt përnedimit, atëherë ata gjithë presionin pastaj po e vendosin mbi Kosovën, për t’ia plotësuar kërkesat Serbisë, që duken absurde“, tha Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se nëse shpërblehet destruktiviteti, atëherë edhe Kosova duhet të fillojë të punojë më shumë që të meritojë shpërblim.

"Ndërkombëtarët po duan ta kenë një marrëveshje absolutisht nuk janë të interesuar për zgjidhje. BE’se po i intereson me u proklamu si një zgjidhëse e problemve të rëndëësishme në trollin e vet, kaq e thjesht është. Nuk pres zgjidhje praktike.

Nëse të tjerët vendosin me shpërbly destruktivitetin, unë s’po thom që na shqiptarët duhet me ia nisë me u bo destruktivë, po nashta duhet me ia nis me punu e me meritu shpërblimin edhe na“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat