Enver Hoxhaj: Marrëveshja e përmban njohjen, duhet të nënshkruhet

Aktuale

Enver Hoxhaj: Marrëveshja e përmban njohjen, duhet të nënshkruhet

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:36
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshja për Planin Evropian e përmban njohjen.

Hoxhaj thotë se nuk ka rrugëdalje nga kjo marrëveshje dhe se duhet të nënshkruhet.

“Marrëveshja është e pashmangshme. E domosdoshme dhe në linjë me interesat shtetërore të Kosovës”, tha ai.

Çka kërkon Hoxhaj është se Kosova të këmbëngulë në tri nenet e para.

Çka do të duhej është se neni i parë, i dytë e i tretë, ku flitet për parimet e OKB-së për trajtimin e shteteve në mënyrë të barabartë. Këtu Kosova duhet të ngulë këmbë. Mund të gjesh modele nga e gjithë bota. Si për shembull Kina që njeh pasaporta e Makaus dhe Honkongut. Apo edhe të Greqisë, që me ndërmjetësimin tim, na njohu pasaportat”, tha ai.  

“Njohje nuk ka njohje de-fakto apo de-jure, por ka njohje dhe ajo vjen në forma të ndryshme. Si me notë diplomatike si me marrëdhënie dypalëshe e të tjera”, shtoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat