Kraki: Kurti nuk e ka pasur mundësinë e kushtëzimit me një kërkim falje nga Serbia, për t’u rikthyer në bisedime

Aktuale

Kraki: Kurti nuk e ka pasur mundësinë e kushtëzimit me një kërkim falje nga Serbia, për t’u rikthyer në bisedime

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:45
Nezir Kraki

Profesori Nezir Kraki derisa komentoi zhvillimet politike në vend, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me realitetin politik kur ka ardhur në pushtet.

Kraki në emisionin ‘dPt te Fidani‘ tha se Kurti nuk ka pasur mundësi që të mos i vazhdojë dosjet e hapura që kanë mbetur nga pushtetet e kaluara.

“Kurti është taku me realitetin kur ka ardh në pushtet. Realiteti politik, dosjet që janë duke u zhvilluar i takon për herë të parë konkretisht. Realiteti ka qenë që Kosova ka pasur shumë dosje të hapura. Si kryeministër i Kosovës, Kurti nuk ka pasur gjasa të thotë se unë tash e tutje do të qeverisë një Kosovë tjetër, e me këto dosje le të vazhdojë dikush tjetër”.

Tutje, Kraki tha se as Kurti e as Kosova nuk kanë pasur mundësi që të kushtëzojnë me një kërkim falje nga Serbia për rikthimin e bisedimeve.

„Parimet e VV’së, kushtëzimet e VV si opozitë në atë kohë, kanë qenë jo realiste. Idealja, sipas Kurtit do të kishte qenë asnjë bisedim me Serbinë që nga shpallja e pavarësisë.

As Kurti as Kosova nuk ka pasur mundësi reale me kushtëzu, që një kërkim falje nga Serbia t’i paraprijë rikthimin në bisedime me Serbinë.

Parimet që VV’ja ka bërë fushatë, ka qenë psh që Asociacioni  të mos ketë kompetenca ekzekutive, që të mos ketë lidhje gjeografike mes tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat