Konfirmohet agjenda e takimeve në Ohër

Aktuale

Konfirmohet agjenda e takimeve në Ohër

Më: 15 mars 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër, më 18 mars, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ata pritet të diskutojnë dhe ta nënshkruajnë zbatimin e planit evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell, do të zhvillojë fillimisht takime të ndara me dy liderët, të cilat do të nisin në orën 10:00, para se të mbahet takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit.

BE ka njoftuar se të dy liderët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Kryeministri Kurti e ka pranuar planin evropian në takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pati deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë, por presidenti serb ngurroi që të vë nënshkrimin mbi dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat