Policia bastis dy lokacione të noterës në Prishtinë, dyshohet për shpërlarje parash

Aktuale

Policia bastis dy lokacione të noterës në Prishtinë, dyshohet për shpërlarje parash

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:36
Policia e Kosovës

Në mëngjesin e së martës që e lëmë pas, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e zyrtares së dyshuar për shpërlarje parash.

Media a mësuar, se zyrtarja të cilës i është bastisur shtëpia është noterja Valdete Ademi.

Media ka kontaktuar me noterën Valdete Ademi, por që ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me bastisjen.

Ademi tutje, ka thënë se këto janë punët e saja personale, e që nuk i takojnë askujt.

“Çka po don ti prej meje, këto janë punët personale të mijat dhe unë shumë mirë i kam punët. Të lutëm mos më pengo se jam e sëmurë”, tha Ademi.

Ademi e cila dyshohet për veprën penale, Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare, gjatë bastisjes i janë konfiskuar telefon mobil, para dhe dokumente në lidhje me rastin.

“Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Tutje, nga PK-ja kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar me procedurë të rregullt.

Noteri është jurist profesional, zyrtar publik, i ngarkuar nga shteti dhe i emëruar nga Ministria e Drejtësisë për ushtrimin e funksioneve noteriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat