Takimi në Ohër, Azem Vllasi tregon se çka do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes

Aktuale

Takimi në Ohër, Azem Vllasi tregon se çka do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:46
Azem Vllasi

Njohësi i zhvillimeve në rajon, Azem Vllasi, në lidhje me takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, ka thënë se do të diskutohet për përcaktimin dhe konkretizimin e agjendës për zbatimin e marrëveshjes.

“Sipas të gjitha gjasave, në Ohër vazhdimi i bisedave duhet të jetë për caktimin dhe konkretizimin e agjendës për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe në këtë marrëveshje e cila konsiderohet e aprovuar përmendet që në rrugën e mëtutjeshme zbatimin e disa pikave nga kjo marrëveshje duhet të vihet deri te marrëveshja finale obligativisht e pranuar”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë diskutimit për planin e zbatimit të Bashkimit Evropian, mund të ketë probleme nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi, sipas tij, ai mund të insistojë në çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Mund të ketë probleme që Vuçiqi të këmbëngulë te çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse do ta rrezikonte arritjen e marrëveshjes për planin e zbatimit, nuk është çështje që duhet të mbajë gajle pala kosovare”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas tij, sa i përket çështjes së Asociacionit, pozicioni i Kosovës duhet të jetë i qartë, “që mund të formohet si formë e bashkëpunimit mes komunave për çështjet specifike të komunitetit serb, përbrenda sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat