Hovenier tregon se çka ndodhë nëse Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen për planin evropian

Aktuale

Hovenier tregon se çka ndodhë nëse Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen për planin evropian

Më: 15 mars 2023 Në ora: 21:12
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se disa elemente në planin evropian, mund të funksionojnë vetëm nëse ka pajtim të të dyja palëve.

Hovenier ka shtuar se ka edhe elemente të tjera ku Kosova duhet t’i implementojë.

“Disa elemente në këtë marrëveshje funksionojnë vetëm nëse ka pajtim nga të dyjat, Kosova dhe Serbia. Disa elemente në këtë marrëveshje, pa marrë parasysh nëse ka pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne besojmë se Kosova duhet t’i implementojë. Kemi folur shumë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për shembull. Ne besojmë se është obligim për të cilin Kosova ishte zotuar më herët dhe besojmë se është gjë e mirë për Kosovën, që do ta ndihmojë të jetë më e suksesshme në adresimin e shqetësimeve të këtij komuniteti etnik serb”, ka thënë Hovenier.

Ai ka treguar edhe se çka pret nga takimi i 18 marsit në Ohër.

“Fokusi ynë për të shtunën është një rezultat i suksesshëm, andaj çfarë po bëjmë është po përqendrojmë përpjekjet tona si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, për të ndihmuar që të krijohen kushtet në mënyrë që marrëveshja të arrihet, dhe më duhet të them se shoh mundësi të vërteta për progres, kjo është e kapshme dhe mund të arrihet. Këtu është fokusi ynë”, ka deklaruar ambasadori Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat