Sallahu shpalos detaje të reja për rastin Dehari, paralajmëron shkarkime të tjera

Aktuale

Sallahu shpalos detaje të reja për rastin Dehari, paralajmëron shkarkime të tjera

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:05
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka dhënë detaje të pathëna sa i përket rastit të vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ai tha se një gardian, i cili ka qenë në autoambulancë bashkë me Dehari, kur është bartur nga burgu në spital, është marrë në pyetje pas gjashtë viteve nga prokurori përkatës.

Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ia ka dërguar emrin e atij personi në prokurori, tregoi Sallahu.

Më pas, Prokuroria e Shtetit e ka ftuar atë për intervistim lidhur me rastin Dehari.

“Ai e ka fituar ‘Green Card’ pak më herët pasi ka ndodhur rasti dhe jeton në Florida. Ka dyshime të mëdha, pastaj bartja e kamerave para policisë nga kryeinspektori i shkarkuar, që e cilëson si vetëvrasje”, shtoi ai

Ndër të tjera, ai tha se janë shkarkuar shumë zyrtarë si të implikuar në rastin Dehari.

Madje, ai paralajmëroi edhe shumë shkarkime të tjera.

“Janë shkarkuar shumë të tjerë dhe do të vazhdojnë të shkarkohen edhe të tjerë. Sistemi i drejtësisë duhet ta japë verdiktin e tij, pasi ka prova se djali është vrarë në burg”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat