Aksioni në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, 9 persona shoqërohen në polici

Aktuale

Aksioni në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, 9 persona shoqërohen në polici

Më: 16 mars 2023 Në ora: 11:01 Përditësuar në ora: 13:52 më 16.03.2023
Foto ilustrim

Aksioni i Prokurorisë tek “K.R.M Ambienti”, 9 persona shoqërohen në polici

Sot gjatë ditës së sotme u raportua për aksionin e urdhëruar nga prokuroria e Pejës tek kompania “K.R.M Ambienti” në Pejë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.

Mësohet se deri më tani 9 persona janë shoqëruar për në polici, në mesin e të cilëve antarë nga bordi, zyrtar të ndërmarrjes dhe ish-zyrtar.

Aksioni është duke vazhduar ende.

Prokuroria dhe policia me aksion në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, qysh në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Siç mëson media nga burime, aksioni ndërlidhet përkatësisht me anëtarët e bordit të kësaj kompanie të cilët dyshohen për keqpërdorime të pozitave zyrtare.

Aksioni është duke u zhvilluar ende, dhe pritet të ketë edhe arrestime.

Media do t’ju mbajë të informuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat