Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, Gjykata merr vendim për ish-pjesëtarin e FSK-së

Aktuale

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, Gjykata merr vendim për ish-pjesëtarin e FSK-së

Më: 16 mars 2023 Në ora: 13:49 Përditësuar në ora: 14:17 më 16.03.2023
Azem Kurtaj para gjykatës

Gjykata vendos për ish-pjesëtarin e FSK-së

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendësojë me atë të arrestit shtëpiak, ish-pjesëtarit të FSK-së Azem Kurtaj.

Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Plagosja e dy të rinjve serbë që ishin duke bartur pemë të Krishtlindjes në Shtërpcë ndodhi në janar.

Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrëfarë nevoje.

Ish-pjesëtari i FSK-së deklarohet i pafajshëm në gjykatë

Ish-pjesëtari i FSK-së Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Plagosja e dy të rinjve serbë që ishin duke bartur pemë të Krishtlindjes në Shtërpcë ndodhi në janar.

Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrëfarë nevoje.

Për këtë kishte pasur reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat