Ndalimi i duhanit në ambiente publike, Peci del me një sqarim shtesë

Aktuale

Ndalimi i duhanit në ambiente publike, Peci del me një sqarim shtesë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:00
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dal me një sqarim për aksionin e sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike.

Ai ka thënë se ky aksion ka filluar që nga ministria e Bujqësisë e më pastaj ka kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar etj.

“Ju bëj thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve afariste e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta respektoni ligjin”, ka shkruar ndër të tjera Peci.

Njoftimi:

Sqarim për publikun!

Aksioni i sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike ka filluar që nga Ministria e Bujqësisë e më pastaj kam kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, Objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar, agjenci si dhe ambiente publike, kafene, lokale, dyqane e të tjera ambiente të përcaktuara me ligj.

Mbetem i përkushtuar që Ligji për Duhanin të zbatohet në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.

Ju bëj thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve afariste e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta respektoni ligjin.

Ska kthim mbrapa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat