Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Prokurori i Shtetit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Aktuale

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Prokurori i Shtetit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:38
Vlora Spanca dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Prokurori i Shtetit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që për qëllim ka forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

“Marrëveshja përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Të dyja palët janë zotuar se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat