Zogaj: Historikisht shteti serb ka kryer vrasje për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Aktuale

Zogaj: Historikisht shteti serb ka kryer vrasje për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:19
Bislim Zogaj

Bislim Zogaj, i mbijetuar i “Masakrës së Dubravës”, ka thënë se historikisht shteti serb ka dhënë urdhëra për vrasje e masakra për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Zogaj u shpreh përveç rastit “Panda”, në vitin 1998, ku u vranë gjashtë të rinjë serbë nga vetë shteti i Serbisë, edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme.

Këmi përvojë që pushteti serb jo vetëm gjatë luftës po edhe më herët kishte improvizu e montu ngjarje të tilla, për t’ia hedhë fajin shqiptarëve, pastaj në burgun e Dubravës NATO-së, pastaj në rastin Panda përsëri shqiptarëve. Janë dukuri të pushtetit serb, për t’i bërë vetë krimet dhe për t’i lënë fajtorë shqiptarët”, ka thënë ai.

Ai e ka përmendur edhe rastin e serbit Djorde Martinoviq, i cili në kohën e Jugosllavisë, e kishte lënduar veten rëndë me shishe të xhamit, për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

“Në vitet Martinoviq, ishte lënduar vetë me një shishe dhe të gjitha mediat në Jugosllavi kishin raportuar se e kanë bërë shqiptarët. Edhe te rasti Panda është prej rasteve më flagrante pas burgut të Dubravës, këtu kemi të bëjmë me 6 viktima kurse në Dubrave kemi 117 të verifikuar dhe ka mundësi të jetë numri më i madh”, ka thënë ai.

Zogaj tha se gjasat janë reale që ata që i kryen vrasjet në lokalin “Panda”, janë të njëjtit që kanë kryer masakër në burgun e “Dubravës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat