Përfundon takimi i Escobarit me opozitën, ja për çka diskutuan

Aktuale

Përfundon takimi i Escobarit me opozitën, ja për çka diskutuan

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:56 Përditësuar në ora: 19:54 më 16.03.2023
Gabriel Eksobar me opozitën

Përfundon takimi i Escobarit me opozitën

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar sonte me përfaqësuesit e opozitës.

Takimi zuri vend në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku morën pjesë i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Ky takim i Escobarit me opozitën i paraprinë atij të nesërmit i cili do të realizohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale në vend.

Media raporton se Escobar, pas Kosovës, do të udhëtojë drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut, atje ku të shtunën do të mbahet dialogu Prishtinë-Beograd.

Nis takimi i Escobarit me opozitën

Ka nisur takimi i emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Në këtë takim të pranishëm janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe AAK-ja po përfaqësohet nga Ardian Gjini,.

PDK e LDK kanë shprehur rezerva se i përket Planit Evropian duke thënë se si të tillë nuk mund ta mbështesin.

Ndërsa, AAK e ka mbështetur këtë plan dhe ka thënë se do ta votonte nëse vije në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Escobar të premten pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ai të mërkurën ishte në Beograd.

Vizita e tij po ndodhë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat