Ish-zëvendësministri i Jashtëm: Kosova humb me garanci nëse s`firmos planin franko-gjerman

Aktuale

Ish-zëvendësministri i Jashtëm: Kosova humb me garanci nëse s`firmos planin franko-gjerman

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:24
Anton Berisha

Kosova duhet të pajtohet, por edhe ta nënshkruajë planin franko-gjerman.

Kështu po vlerëson ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i cili ka dhënë një intervistë dy ditë para se të mbahet takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pikërisht për këtë çështje .

“Gabim do të ishte nëse Kosova nuk pajtohet me planin e BE-së dhe SHBA-së. Çfarë ka deklaruar Kurti në opozitë është interes personal i tij, por për neve është me rëndësi të perfitojë Kosova, e cila me garancion humb nëse nuk e nënshkruan planin”.

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni pret pajtueshmëri mes palëve, por ka dilema nëse do ndodh hedhja e firmave në letër nga krerët e të dyja shteteve.

“Pres pajtueshmëri sepse hapësira Vuqiçit dhe Kurtit i është ngushtuar. Kanë mbet në variantin merre ose merre. Sa i përket nënshkrimit mund të ketë zgjatje që Kurti e Vuqiç të sqarohen para opionit të tyre apo të kenë dëshirë që ujdia të nënshkruhet në ndonjë qendër më të madhe diplomatike. BE e interesuar për përmbajtjen. Aspekti formal është dytësor”, theksoi Berisha.

Berisha pohoi se Kurti e ka patjetër ta zbatoj Asociacionin.

“Parlamenti e ka aprovuar. Kurit nuk ka provu me zhbë. Plani franko-gjerman parasheh zbatim të të gjitha marrëveshjeve. Nuk ka asnjë hapësirë Kurti, pos me manipulu opinionin publik disi”, theksoi Berisha.

Takimi i 27 shkurtit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme Josep Borrell, pati njoftuar se ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me marrëveshjen që të mos diskutohet më mbi propozimin europian.

Borrell ka thënë se lidhur me këtë propozim dy krerët e dy vendeve janë dakordësuar që të mos diskutojnë më dhe pritet çfarë do të ndodhë në takimin e radhës, nëse ky propozim do të firmoset apo jo.

“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme.Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që mos ketë më diskutime për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Borrell në një konferencë për media.

Kurti, në anën tjetër, kishte thënë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, deklaroi Kurti.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar se nuk janë marrë vesh për asgjë me Kurtin.

“Nuk kemi arritur marrëveshje sot. Zoti Kurti ka ardhur këtu për të nënshkruar diçka por nuk jemi marrë vesh. Kemi kërkuar të punojmë më shumë në lidhje me krijimin e asociacionit. Sido që të flitet, asociacioni është pika e parë për neve. Kushdo që nuk e merr vesh marrëveshjen e 2013 i bie që nuk dëshiron ta kuptojë realitetin. Do të takohemi më 18 mars sërish. Takimi radhës në Maqedoni”, tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat