“Amerika ka me luftu”, Matoshi e Spahiu përplasen nëse ka me “kërsit” lufta mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

“Amerika ka me luftu”, Matoshi e Spahiu përplasen nëse ka me “kërsit” lufta mes Kosovës e Serbisë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:35
Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi

Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi janë përplasur rreth mundësisë së luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt, e gjitha nisi pas një pyetje të moderatorit në lidhje me probabilitetin e luftës në Ballkanin Perëndimor.

Spahiu ishte i mendimit se gjasat për luftë ekzistojnë, nëse dështon marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa Matoshi vlerësoi se “lufta është kry në Ballkan”.

“Lufta u kry në Ballkan, s’ka luftë. Nuk e dha asnjë argument. Paqja është nënshkru në Kumanovë, midis NATO-s dhe Serbisë.” – ishte fjalia hyrëse e Matoshit.

“Nëse dështon tash, ishte hipotetike, unë nuk thash që bëhet luftë gjithqysh.” – ishte deklarata e shkurtër e Nexhmedin Spahiut.

“Unë s’po kuptoj, a ka luftë tash a s’ka, Nexh” – ishte ndërhyrja e z. Matoshit, duke e pyetur z. Spahiun se kush me kë do të luftojë.

Spahiu, siç mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme, theksoi se NATO dhe Amerika do të luftojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat