Publikohet agjenda: Osmani takon Escobarin nesër herët në mëngjes

Aktuale

Publikohet agjenda: Osmani takon Escobarin nesër herët në mëngjes

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:39
Vjosa Osmani dhe Gabriel Escobar. Fotografi nga arkivi.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi i Osmanit me Escobarin do të zhvillohet nesër në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht duke filluar nga ora 09:00.

Takimi do zhvillohet në kabinetin e Presidentes, ndërsa prej orës 10:00 pritet që të dy të deklarohen për media.

Përpos me Osmanin, Escobar po nesër do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Ndryshe, Escobar dje dhe sot qëndroi në Serbi, ku paraditen e së enjtes në konferencë për media foli edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, teksa tha se nuk pret marrëveshje, por që ajo përfundimtare do të ndodhë brenda vitit.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

Ndërsa, fakt si fakt të kryer e cilësoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se asociacioni do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat