Limaj: Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë

Aktuale

Limaj: Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:08
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk di të lexojë situata.

Sipas tij, Kurti është i njohur vetëm se ia ka huqur gjithmonë situatave në Kosovë.

“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata”, deklaroi ai.

Limaj theksoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat