Pritet të arrihet marrëveshje për policët e dorëhequr dhe zgjedhjet në veri

Aktuale

Pritet të arrihet marrëveshje për policët e dorëhequr dhe zgjedhjet në veri

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:15
Pamje nga Brukseli

Pikë kyçe e takimit të së shtunës në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, pashmangshëm do të jetë marrëveshja e bazuar në planin evropian.

Por, përveç këtij plani, palët pritet të diskutojnë edhe për plotësimin e vendeve të zyrtarëve policorë në veri, të cilët dhanë dorëheqje.

E njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi vlerëson se ky takim do të ndikojë pozitivisht edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në këto komuna.

Sipas tij, në rrethanat aktuale politike mbarëvajtja e një procesi të tillë është i pamundur dhe jolegjitim.

Kurse, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se rikthimi i zyrtarëve policorë në komunat veriore mund të bëhet me një marrëveshje politike në Ohër, gjë për të cilën është optimist se do të ndodhë.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq në takimin e fundit më 27 shkurt në Bruksel, e kishin pranuar në parim planin evropian, por akoma nuk është nënshkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat