Tasholli: Nënshkrimi eventual i marrëveshjes do t’i delegjitimojë Kurtin e Vuçiqin

Aktuale

Tasholli: Nënshkrimi eventual i marrëveshjes do t’i delegjitimojë Kurtin e Vuçiqin

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:17
Analisti Ismail Tasholli

Analisti Ismail Tasholli ka thënë në emisionin Pressing se takimi i Ohrit më 18 mars do të ketë shumë rëndësi edhe për opozitën si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Sipas Tashollit, ajo që ka ndodhur vitet e fundit në Kosovë dhe në Serbi, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të gjenden në pozitë të keqe momentalisht.

Kurti dhe Vuçiq kanë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket dialogut në vitet e fundit, që bien në desh me atë që pritet të nënshkruhet sipas planit evropian, thotë Tasholli.  

“Nënshkrimi eventual i marrëveshjes do t’i delegjitimojë Kurtin e Vuçiqin”, thotë Tasholli.

Ai ceku se opozitat në të dy shtetet do të përfitojnë nga nënshkrimi eventual i marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat