Sadiku: Ministri Çeku e Andin Hoti, pjesë e delegacionit nga Kosova në Ohër

Aktuale

Sadiku: Ministri Çeku e Andin Hoti, pjesë e delegacionit nga Kosova në Ohër

Më: 17 mars 2023 Në ora: 00:43
Andin Hoti

Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku dhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti, do të marrin pjesë në takimet e përbashkëta të delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në kuadër të procesit të dialogut që do të mbahet këtë të shtunë në Ohër.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Kushtrim Sadiku teksa ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur palët në Ohër.

Kjo pasi sipas Sadikut, edhe çështja e të pagjeturve dhe ajo e statusit të Kishës Ortodokse pritet të jenë temat që do të diskutohet mes delegacioneve.

Sadiku ka treguar po ashtu se delegacionit serb do t’i prijë presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqi.

“Asociacioni dhe çështja e statusit të Kishës Ortodokse pritet të ketë edhe përfaqësim ministror të ministrit të Kulturës, Harullah Çeku, pritet të jetë pjesë e delegacionit. Po ashtu edhe çështja e të zhdukurve pritet të jetë temë diskutimi, ku pjesë e takimit pritet të jetë edhe Andin Hoti si shef i delegacionit të të zhdukurve. Delagacioni i Kosovës pritet të vijë në Maqedoni të Veriut me vetura, ndësa ai i Serbisë me aeroplan”, u shpreh Sadiku.

Takimi i dy krerëve Kurti-Vuçiq pritet të mbahet mëngjesin e kësaj të shtune në Ohër, me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borell, emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak si dhe i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat