Kosova pranon mbi 67 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetike

Aktuale

Kosova pranon mbi 67 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetike

Më: 17 mars 2023 Në ora: 12:18
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se Kosova e ka pranuar “tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike”.

Sipas MF-së, fondet e BE-së do të përdroen për zbatimin e masave mbështetëse për energji.

“Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen në për blerjen e paisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, thuhet në njoftim.

Kjo mbështetje financiare e BE-së, për Kosovën, vjen përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë.

Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro sipas MF-së, do të disbursohet në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat