Arianit Koci për propozimin e Ramës, që Hyseni të jetë shefe e intelegjencës: Hap konkret drejt konfederatës Shqipëri-Kosovë

Aktuale

Arianit Koci për propozimin e Ramës, që Hyseni të jetë shefe e intelegjencës: Hap konkret drejt konfederatës Shqipëri-Kosovë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:26
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka shkruar në lidhje me propozimin e Kryeministrit Rama që Vlora Hyseni të jetë shefe e intelegjencës shqipëtare.

Sipas Kocit, ky është një hap konkret drejt konfederatës Shqipëri-Kosovë.

Tutje, Koci e ka falënderuar Ramën për këtë veprim, duke shtuar se znj. Hyseni është një profesioniste edhe e ndershme.

Postimi i plotë i Kocit:

Një prej lëvizjeve më interesante politike të Vlora Hysenit është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë.

Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri - Kosovë.

Rrethanat globale politike do t’a përcaktojnë se kur do të ndodh ky moment.

Natyrisht, ky veprim është edhe përkrahje direkte që Shqipëria ia jep Kosovës!

Flm Edi, flm Shqipëri!

P.s

Vlora është profesioniste dhe e ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat