Sadri Ramabaja propozon një model të Asociacionit

Aktuale

Sadri Ramabaja propozon një model të Asociacionit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 18:17
Sadri Ramabaja

Aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaj, ka dal me një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ramabaj, i cili dikur ishte kritik i ashpër i formimit të Asociacionit, tani mendon se duhet të zgjidhet një model evropian që është më pak i dëmshme për Kosovën.

Në një opinion ai ka shkruar se si model duhet të merret Asociacioni i Votuesve të Shlesëigut të Jugut në Gjermani.

“Për rrjedhojë ne do të duhej të merrnim në konsideratë ndonjërin nga modelet e ofruara nga vetë BE-ja që kanë të bëjnë me trajtimin e minoriteteve brenda hapësirës së BE-së. Në këtë kuadër, ndër modelet më pak të dëmshëm për funksionimin e Republikës, është pikërisht ai që rregullon pozicionin e danezëve në Gjermani, që njihet me emrin: Asociacioni i Votuesve të Shlesëigut të Jugut në Gjermani”, ka shkruar Ramabaja.

Ai ka treguar se pse ky model është i mirë.

“Minoritetit danez në Gjermani [Schlesëig-u Jugor], është dëshmuar se i është mundësuar të gëzojnë mbrojtjen e interesave kulturore si pakicë kombëtare, sipas Konventës Kuadër Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, e cila u ratifikua nga Gjermania në 1997”, ka shkruara ai.

Madje, Ramabaj ka thënë se këtij asociacioni mund t`i kopjohet edhe emri.

“Asociacioni i Votuesve të Shlesëigut të Jugut në Gjermani mund të merret jo vetëm si model, por atij mund t’i “kopjohet” pjesërisht edhe emri – Asociacioni i Votuesve të Veriut të Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat