Borrell shpreson që pamja e Liqenit të Ohrit do t’i ndihmojë Kurtin e Vuçiqin për ta arritur një marrëveshje

Aktuale

Borrell shpreson që pamja e Liqenit të Ohrit do t’i ndihmojë Kurtin e Vuçiqin për ta arritur një marrëveshje

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:55
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur në lidhje me takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Borrell në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovskin, ka thënë se Kosova dhe Serbia tashmë kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me aneksin e propozimit evropian, teksa shtoi se tre javë më parë, Kurti dhe Vuçiq u dakorduan në lidhje me marrëveshjen.

“Në këtë kontekst biseduam për takimin e nivelit të lartë Beograd –Prishtinë që do të mbahet nesër në Ohër. Dua të falënderoj Maqedoninë e Veriut, për mbështetjen e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Shpresoj se pamja e mirë e Ohrit do të krijoj atmosferë të mirë për të arritur një marrëveshje”.

“Dua t’iu rikujtoj se ku jemi dhe ku duam të jemi. Tre javë më parë në Bruksel kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u dakorduan për propozimin e BE-së, një propozim në tavolinë me një mbështetje të fortë nga Franca Italia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata u pajtuan se ky propozim do të jetë më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Marrëveshja është e mirë e rruga për zbatimin e saj edhe më e mirë. Ata u pajtuan gjithashtu se do të takohen prapë së shpejti për implementimin e aneksit”, ka thënë Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat