Shala për takimin në Ohër: Palët janë duke barrikaduar vetveten

Aktuale

Shala për takimin në Ohër: Palët janë duke barrikaduar vetveten

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:33
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se nuk sheh ndonjë marrëveshje finale nga takimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Më shumë këtë takim e shoh si hapësirë ku palët do të paraqesin kërkesat e tyre, ku tanimë pala kosovare ka kërkuar që pjesë e këtij aneksi të jetë dhe elementi i të pagjeturve”, ka thënë Shala.

“Palët janë duke barrikaduar vetveten, janë të fortifikuara ne qëndrimet e tyre sa i përket marrjes së hapit të mëtutjeshëm”, ka thënë tutje eksperti i sigurisë, Shala.

Eksperti i sigurisë ka shtuar se “fortifikim, barrikadim” është qëndrimi që Kososva nuk do asesi që Asociacioni të jetë pika e parë e marrëveshjes franko-gjermane.

“Pala serbe po insiston në vazhdimësi që nuk do të negociohet tutje mbi planin franko-gjerman nëqoftëse nuk kanë ndonjë nismë sa i përket zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shtuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat