Arifi: Nuk kisha dashtë që Kosova të jetë palë refuzuese

Aktuale

Arifi: Nuk kisha dashtë që Kosova të jetë palë refuzuese

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:01
Dritëro Arifi

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dritëro Arifi, ka thënë se nuk kish dashtë që Kosova të jetë palë refuzuese e marrëveshjes së Ohrit, pasi sipas tij do të ketë sanksione të mëdha.

Arifi tha se marrëveshja është bazë por nuk është finale.

“Nuk kisha pas dëshirë të mos pranohet nga Kosova sepse do të mund të ketë sanksione të mëdha nga ndërkombëtarët, është një gjë që nuk mund ta përballojmë.

Qeveria duhet të mendoj shumë se çka po thotë po dhe çka po thotë jo. Ne planin e kemi pa, jam shumë skeptik por megjithatë është marrëveshje e balancuar që mund t’i vë palët në tavolinë.

Nuk është marrëveshje finale por është baza e saj”, tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat