Fillon takimi i Vuçiqit me evropianët

Aktuale

Fillon takimi i Vuçiqit me evropianët

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti serb ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas orës 12:15 pritet takimi trepalësh i Vuçiqit, Kurtit dhe përfaqësuesve evropianë.

Mysafirët i priti në Ohër presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili pas pjesës protokollare i vizitoi gazetarët dhe kaloi një kohë të shkurtër në një bisedë joformale me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat