Kamberi nuk pret që sot të arrihet marrëveshje në Ohër

Aktuale

Kamberi nuk pret që sot të arrihet marrëveshje në Ohër

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:09
Shaip Kamberi.

Se a do ketë nënshkrim të marrëveshjes sot në Ohër. Një gjë të tillë nuk e mendon përfaqësuesi i i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Njëherit, Kamberi vlerësoi se për aq kohë sa Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës, normalizimi i marrëdhënieve do jetë i pamundur.

“Nuk pres ndonjë nënshkrim spektakular, gjithë kjo është një proces në kuadër të cilit duhet të dakordohen çështjet të cilat kanë mbetur të hapura. Siç e dini të gjithë, Lugina nuk është pjesë e drejtpërdrejt e marrëveshjes. Por, do të synojmë që në kuadër të parimeve, do luftojmë që ato të kenë vlerën universale. Nuk duhet të jenë ekskluzive vetëm për pakicën serbe. Ne nuk besojmë në normalizim të raporteve, në një paqe të qëndrueshme, derisa sa Serbia të vazhdojë t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, deklaroi Kamberi.

Madje, Kamberi shpresoi që në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, së paku të dakordohen që trajtimi i pakicave të jetë i njëjtë në të dyja shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat