Ahmeti: S'mundet të ketë Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrëdhëniet me Kosovën

Aktuale

Ahmeti: S'mundet të ketë Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrëdhëniet me Kosovën

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:13
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti deklaroi sot se Kosova në fund të procesit te dialogut me Serbinë duhet të shkojë drejt njohjes ndërkombëtare dhe pranimit në OKB dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.

Nga Ohri, ku po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, lideri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut u shpreh optimist se sot mund të arrihet një marrëveshje mbi planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi si dhe aneksin për zbatimin e tij.

Ahmeti: Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare

"Si proces përfundimtar Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare si shtet dhe avancimi i Kosovës dhe pranimi në gjitha insitucionet ndërkombëtare, në OKB dhe të vazhdojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO", tha ai.

Ahmeti, i cili pati një takim me kryeministrin Kurti në Ohër tha se nuk ka biseduar në detaje më atë se ku janë ngecjet për udhërrëfyesin e zbatimit të ujdisë, mirëpo nënvizoi se ai i beson ShBA-së dhe BE-së.

Ahmeti: Asnjëherë s’jam zhgënyer në përkrahjen e ShBA-së, BE-së dhe NATO-s

"Tani unë nuk kam biseduar për detaje, por unë kam besuar dhe asnjëherë nuk jam zhgënyer në përkrahjen e ShBA-së, BE-së dhe NATO-s si tre mekanizma politik dhe paqebërës në rajon", tha ai.

Ai i bëri thirrje edhe Serbisë që të reflektojë pasi për tu anëtarësuar në BE, duhet t'i stabilizojë mardhëniet me Kosovën më gjitha fushat.

Ahmeti: S'mundet të ketë Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrëdhëniet me Kosovën

"Edhe Serbia duhet të reflektojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. S'mundet të ketë një Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrdhëniet me të gjitha fushat me Kosovën", shtoi Ahmeti.

Ai foli edhe për kundërshtimet e opozitës në Kosovë për propozimin e BE-së.

Ahmeti: Opozita edhe historikisht ka shfaqur mendime më të ndryshme

"Opozita në vazhdimësi edhe historikisht ka shfaqur mendime më të ndryshme nga ajo, e cila është përcaktuar në një platformë si zgjidhje përfundimtare", përfundoi ai.

Ndryshe, sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat