Ndyshon agjenda, ja kur pritet të fillojë takimi Kurti-Vuçiq në Ohër

Aktuale

Ndyshon agjenda, ja kur pritet të fillojë takimi Kurti-Vuçiq në Ohër

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë filluar takimet dypalëshe midis përfaqësuesve të Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell e Miroslav Lajçak me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe tutje pritet të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimeve dypalëshe të BE-së më liderët e të dy vendeve, pritet të ndodh takimi tri palësh ku Kurti e Vuçiq do të diskutojnë mbi modalitetet e zbatimit të Propozimit Evropian.

Takimi trilateral pritet të fillojë rreth orës 12:45, një ndryshim agjende nga ajo që ishte paralajmëruar më parë nga Bashkimi Evropian.

Finalizimi i Aneksit të Implementimit ka qenë kërkesë e hapur dhe e prerë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat