Avokati Gazmend Halilaj shkon në Hagë për të dëshmuar, flet për vrasjet politike

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj shkon në Hagë për të dëshmuar, flet për vrasjet politike

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:30
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi Gazmend Halilaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se do të shkojë në Hagë për të dëshmuar.

I njëjti ka shkruar se sipas tij urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike kanë arritur të mbyllin gojën e personave që kërkojnë drejtësi.

“Urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike të pas luftës, përmes sistemit të kalbur, kanë arritur të mbyllin gojën e secilit që kërkon drejtësi për më shumë se 20 vite. Ndërkaq ne do udhetojmë çdo cep të botës, te njerëz te të cilët "nuk kanë arritur t'i vënë nën kthetra Klani Pronto, SHIK-u etj”, ka shkruar ai në facebook.

I njëjti shtoi se “Ne dimë aq shumë, sa që "nuk na duhet më shumë"".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat