Xani: Vështirë të besohet se do të ketë avancim të të drejtave të qytetarëve në Luginë

Aktuale

Xani: Vështirë të besohet se do të ketë avancim të të drejtave të qytetarëve në Luginë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:34
Visar Xani

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se për aq kohë sa Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës, normalizimi i marrëdhënieve do jetë i pamundur.

Për këtë njohësi çështjeve politike, Visar Xani ka thënë se tani në fazën përmbyllëse është vonë për të parë rezultat pozitiv në këtë aspekt.

Nëse llogaritim që është një faze përfundimtare është kogja vonë për të parë një rezultat pozitiv në këtë aspekt. Edhe pse ka pasur deklarata të mërheshme që kjo do të duhej të ndodhte nga Qeveria që udhëheq, por faktikisht është vështirë për të gjetur një formulë e cila do të ishte e pranueshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, është e vështirë të besohet se do të ketë marrëveshje të ngjashme apo avancim të të drejtave të qytetarëve që jetojnë në Luginë.

“Veçmas po diskutohet për të drejtat e pakicave serbe, kjo është një padrejtësi që është në tryezën e bisedimeve por faktikisht ky është realiteti. Është vështirë për të besuar se do të kemi një marrëveshje të ngjashme ose një përfshirje apo avancim të drejtave të qytetarëve që jetojnë në Luginë pasi kjo nuk ka qenë e ndërtuar qysh nga momenti i parë i dialogimit dhe pastaj edhe vazhdimësia e saj”, tha Xani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat