Haziri: Shpresoj të mos këtë komplikime dhe stagnim

Aktuale

Haziri: Shpresoj të mos këtë komplikime dhe stagnim

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:59
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar që kjo ditë është një ditë e rëndësishme por edhe e vështirë por që dialogu nuk ka opsion.

Sipas tij sot fokusi është që aneksi të bëhet pjesë integrale e marrëveshjes.

Ai ka thënë se shpreson që të mos këtë komplikime dhe stagnim dhe të mos kthehemi mbrapa, sepse palët janë paralajmëruar për pasojat.

Haziri ka deklaruar se Kurti në emër të kundërshtimit të dialogut ka ardhë në pushtet dhe tani ka ndërruar qëndrim.

“Për shkak të vonesave tash kemi ardhë në një pozicion që nuk mund të bëjmë ndryshime në dokument por vetëm merre ajo leje, “ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat