Ali Ahmeti: Asociacioni në Kosovë është në thelb në kuadër të kushtetutës së Kosovës

Aktuale

Ali Ahmeti: Asociacioni në Kosovë është në thelb në kuadër të kushtetutës së Kosovës

Më: 18 mars 2023 Në ora: 13:16
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka deklaruar që ky është një proces që udhëhiqet nga BE-ja por me një mbështetje të fortë nga SHBA-të, sepse ky është një problem i evropës pasi që nëse nuk ka stabilitet të qëndrueshëm në ballkanin perëndimor në radhë të parë do të jetë e rrezikuar evropa.  

Ai tutje ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i zhgenjyer nga SHBA-ja dhe Evropa dhe kështu duhet të këtë dyshime në to.

I pyetur nga Sadiku nëse Serbia është duke u ledhatuar nga faktori nderkombëtar, ai ka thënë se SHBA-të mbështesin vetëm marrëveshje që sigurojnë paqën.

Sadiku ka pyetur Ahmeti edhe rreth zërave që të kërkohet edhe në Maqedoni një asociacion të ngjajshëm me asociacionin që po kërkohet nga serbët në Kosovë. Sipas Ahmetit, në Maqedoni ka 8 asociacione të cilat kanë drejtë të vetë organizimit në arsim, kulturë, ambient etj. “Asociacioni në Kosovë është në thelb në kuadër të kushtetutës së Kosovës”, deklaroi Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat