VV-ja nis kampanjën në ditën kur Kurti takon Vuçiq: Me kryeministrin

Aktuale

VV-ja nis kampanjën në ditën kur Kurti takon Vuçiq: Me kryeministrin

Më: 18 mars 2023 Në ora: 13:24
Albin Kurti në Ohër

Dje zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, sot deputetja Tinka Kurti, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kanë nisur kampanjën e njohur “Me kryeministrin”.

Kjo në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti i cili sot do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E fundit që i ka dalë në përkrahje është deputetja e VV-së, Tinka Kurti.

Ajo shkurt në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar: “Me mbështetjen dhe besimin e plotë#meKryeministrin”.

Ndërkaq, kryeministri Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell dhe Mirsolav Lajçak.

Pas kësaj, ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë planin e zbatimit të propozimit evropian apo marrëveshjes bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat