Veliu: Marrëveshja kështu si është, mendoj se në disa pika është e dëmshme për Kosovën

Aktuale

Veliu: Marrëveshja kështu si është, mendoj se në disa pika është e dëmshme për Kosovën

Më: 18 mars 2023 Në ora: 13:43
Agim Veliu

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka komentuar takimin që po mbahet në Ohër në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai në një përgjigje ka thënë se kjo marrëveshje kështu, është e dëmshme për Kosovën.

“Marrëveshja kështu si është unë mendoj se ne disa pika është e dëmshme për Kosovën” ka thënë ai.

I njëjti teksa është pyetur se a do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, ka thënë se kjo është punë e tyre.

“Nuk e di, ajo është punë e tyre”, ka thënë ndër të tjera Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat