Gazetari i RTK-së flet pas kërcënimit: Një person është arrestuar

Aktuale

Gazetari i RTK-së flet pas kërcënimit: Një person është arrestuar

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:02
Alban Selimi

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi disa ditë më parë njoftoi se dikush ia ka vënë flakën garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.

Selimi përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka marrë një tjetër mesazh kërcënues të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.

Gazetari tha se ai mesazh kishte qenë i shkruar ntën kur ka ndodhur rasti por shkronjat ishin shumë të vogla dhe atë natë nuk është pa kjo pjesë.

I njëjti tha se ka pranuar informacion se një person është arrestuar nga policia e Kosovës si i dyshuar për rastin.

“Mesazhi kishte qenë atë natë dhe nuk është vërejt sepse ka qenë i shënuar me shkronja të vogla. Krejt çka jam njoftu është se policia ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast, sapo me lajmëruan”, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat