Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

Aktuale

Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:44 Përditësuar në ora: 16:29 më 18.03.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Rasti tragjik në Prishtinë, ku një person u vra dhe dy tjerë u plagosën, prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat, lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit dhe dy të tjerë u plagosën nga therja me thikë. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se lidhur me rastin prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ulaj.

Po ashtu, sipas saj Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, për obduksion.

“Derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ndër të tjera Ulaj.

Ndryshe, një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur sot në mesditë rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Viktima e vrasjes në Dragodan është Rexhep Tahiri, i dyshuar Gani Mustafa

Një person është vrarë në lagjen Arbëria (ish Dragodan) të kryeqytetit, pranë një hoteli.

Sipas informatave të para, rreth orës 13:20 policia ka marrë informacionin për të shtëna më armë në një hotel në Dragodan.

Policia me njësite ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e një personi pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Media nga burime brenda instirucioneve të sigurisë mëson se viktima është Rexhep Tahiri nga Podujeva, i moshës mbi 50 vjeçe.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuar për vrasjen është personi me emrin Gani Mustafa.

Deri më tash nuk dihet shkaqet e konfliktit që quan në këtë vrasje.

I vrari në Arbëri besohet të jetë rreth 60 vjeç

Burri i vrarë këtë të shtunë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë besohet të jetë rreth 60 vjeç.

Policia më herët bëri të ditur se ai u vra me armë zjarri në një hotel teksa vdekja u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Nga ky incident mbetën të plagosur me thikë mbetën edhe dy persona të tjerë, të cilët sipas dëshimtarëve thuhet se kanë shkuar vetë për tretman mjekësor pas plagëve të marra.

Policia deklarohet për vrasjen në Prishtinë

Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një mjeti të mprehtë.

Ahmeti ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur në mesditë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Media ka marr vesh se të plagosurit janë duke marrë tretman mjekësore në emergjencën e QKUK-së.

“Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjeksësor nga kirurgjia torakale, ndërsa tjetri ka gjendje më stabile”, merr vesh media

Media ka kontaktuar zëdhënësit e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të informatave shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat