Ferati: Nuk presim marrëveshje në Ohër

Aktuale

Ferati: Nuk presim marrëveshje në Ohër

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:17
Sadri Ferati

Sadri Ferati, ish-ministër i pushtetit lokal, ka thënë se nuk pret një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë sot në Ohër.

Ferati shtoi se dialogu me përfaqësuesit serbë gjithmonë ka qenë me shumë dilema, uroj të ketë suksese.

“Vuçiq deklaron se s’do të pajtohet me mundësinë që Kosova të aplikojë apo të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, ndërsa kërkon kompetenca për Asociacionin. Ndërkaq Kurti ka deklaruar se Asociacioni do të jetë vetëm ashtu siç është nënshkruar marrëveshja në pajtim me të gjeturat dhe vlerësimin që do t’ia bëjë statutit Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Ferati.

Ai theksoi se Kurti është në terren të fortë sa i përket Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat