Pamje nga nisja e takimit, Kurti në disponim, Vuçiq jo edhe aq

Aktuale

Pamje nga nisja e takimit, Kurti në disponim, Vuçiq jo edhe aq

Më: 18 mars 2023 Në ora: 16:19
Foto nga takimi

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është publikuar edhe video e fillimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Në pamje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shihet në disponim të mirë para nisjes së takimit, ndërkohë presdienti i Serbisë Aleksander Vuçiq nuk duket edhe aq në humor.

Ky takim i tyre i përbashkët ka ardhur pas takimeve të ndara që kanë pasur paraprakisht me Borell dhe Lajcak dhe pas takimit të 27 shkurtit në Ohër ku ishin pajtuar për propozimin franko-gjerman.

Kujtojmë, se aktualisht po vazhdon takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat