Këshilltari i Konjufcës: S’ka Asociacion që e shkel Kushtetutën – Serbia po kthehet destruktive nga Ohri

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës: S’ka Asociacion që e shkel Kushtetutën – Serbia po kthehet destruktive nga Ohri

Më: 18 mars 2023 Në ora: 17:52
Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri destruktive.

Kërçeli tha se nuk ka Asociacion i cili sipas tij e shkel Kushtetutën, e cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, tha ai.

Kujtojmë se aktualisht është duke vazhduar takimi trelateral në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat