Vuçiq: Brenda 30 ditësh krijojmë komisionin për formimin e Asociacionit

Aktuale

Vuçiq: Brenda 30 ditësh krijojmë komisionin për formimin e Asociacionit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 23:59
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të formohet një monitorim i përbashkët për të nisur formimin e Asociacionit.

Duhet të formojmë një monitorim të përbashkët, një komision të kryesuar nga BE-ja brenda 30 ditëve, për të filluar menjëherë formimin e Asociacionit,”- ka thënë ai, raporton RTS.

Më tej Vuçiq ka thënë se ky do të jetë një proces i vështirë.

Ne nuk kemi shumë obligime në këtë pjesë, nuk dua të mashtroj askënd, kur të takohemi herën tjetër, atëherë do të flasim për detyrimet tona, ky është një proces i vështirë, është e rëndësishme për mua që thashë ato që janë vijat tona të kuqe,”- është shprehur Vuçiq.

Kujtojmë se edhe Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell tha se Prishtina është pajtuar që të zbatojë menjëherë marrëveshjet me partnerët evropianë që do të çonin në njëfarë vetëqeverisje për komunitetin serb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat