​Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje, e pa nënshkruar - por obligative në rrugën drejt BE-së

Aktuale

​Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje, e pa nënshkruar - por obligative në rrugën drejt BE-së

Më: 19 mars 2023 Në ora: 00:47
Josep Borrell

Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Borrell: Kemi një marrëveshje për zbatimin

“Kemi një marrëveshje, kemi një marrëveshje për zbatimin, Aneksin e marrëveshjes, në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe t'i zbatojnë të gjitha obligimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim, Dhe ky rezultat vjen pas një takimi të gjatë sot, në shumë formate, me synimin për të zbutur, mosmarrëveshjet mes palëve. Kosova është pajtuar që menjëherë të nisë negociatat me komunitetet e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë”, tha ai.

Borrell shtoi se Këshilli Evropian ose Bashkimi Evropian vlerësojnë kush sa ka bërë nga plani i zbatimit dhe mospërmbushja e tyre do të ketë pasoja.

Borrell: Aneksi dhe marrëveshja konsiderohen të miratuara përmes deklaratës sime që do të publikohet

"Pra, aneksi dhe marrëveshja konsiderohen të miratuara përmes deklaratës sime që do të publikohet. Pavarësisht se në fillim u propozua një detyrë më ambicioze, ajo që kanë pranuar palët, që nënkupton marrëveshjen dhe zbatimin e saj nëpërmjet aneksit, do të bëhet pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse në Bashkimin Evropian. Dhe për ta bërë shumë konkrete, do të nis menjëherë punën për të përfshirë zyrtarisht amendamentet përkatëse në kapitullin 35 të negociatave të Bashkimit Evropian të Serbisë. Dhe në agjendën e grupit special të Kosovës për normalizim. Në këtë mënyrë, të dyja palët do të jenë të lidhura me marrëveshjen e cila do të jetë pjesë e rrugës së Bashkimit Evropian. Dhe ne në Bashkimin Evropian, do të kërkojmë me ngulm nga palët që të përmbushin detyrimet e tyre sepse tani ato do të jenë pjesë e rrugës së Bashkimit Evropian dhe mospërmbushja do të ketë pasoja”, tha ai.

Sipas tij, Serbia paraprakisht ka deklaruar që të mos i nënshkruajë, edhe pse ato ishin plotësisht të gatshme për t'i zbatuar dhe për këtë, ndërmjetësuesit kanë bërë një sërë propozimesh kreative, si për nënshkrimin, ashtu edhe për përmbajtjen, por palët nuk mundën të gjenin një zgjidhje të pranueshme reciprokisht.

Borrell: Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nuk ka rrugë tjetër

Për të hapur rrugën drejt arritjes së objektivit të tyre strategjik, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nuk ka rrugë tjetër. Dhe kjo marrëveshje dhe ky aneks, që është pjesë përbërëse e marrëveshjes është një hap i rëndësishëm përpara për ta bërë atë realitet. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë pa pushim derisa të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, tha ai.

duke shtuar se palët janë zotuar që të zbatojnë të gjitha nenet dhe obligimet.

Ai u ndal te neni 7 i aneksit për planin e zbatimit, duke thënë se Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të vendosur të vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Sipas tij, palët janë pajtuar për çështjen e të pagjeturve si çështje me prioritet.

“Aneksi konsiderohet e miratuar në momentin e publikimit dhe jep detaje për zbatim se deri kur, nga kush duhet të veprohet dhe si”, tha ai.

Borrell shtoi se BE do të jetë mbiqkyrëse mjaft aktive e planit të zbatimit, zbatim ky me të cilin varet edhe rrugëtimi evropian i Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, palët ranë dakord gjithashtu të miratojnë Deklaratën për personat e zhdukur, siç është negociuar.

Mendoj se duhet të fokusohemi në përmbajtjen apo atë që kemi rënë dakord sot dhe është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitime të konsiderueshme nga këto marrëveshje. Sepse dialogu nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë, dhe vëmendja juaj, kaq shumë media nga rajoni dhe më gjerë e dëshmojnë këtë.

Kjo, nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë, ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë, prosperitetin e gjithë rajonit. Ky dialog duhet parë në kontekstin e gjerë gjeopolitik, një mjet i rëndësishëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Dhe të hënën, Bashkimi Evropian. Ministrat e Jashtëm do të takohen në Bruksel dhe liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të enjten dhe të premten në Këshillin e Bashkimit Evropian. Unë do t'i informoj për angazhimin e të dyja palëve, për të zbatuar plotësisht dhe me shpejtësi detyrimet e tyre.

Dua të falënderoj përfaqësuesin special, Miroslav Lajçak dhe të gjithë ekipin e tij dhe gjithashtu, ekipin tim të ardhur nga Brukseli, për punën e tyre të palodhshme. Ne ishin të angazhuar pandërprerë, dhe mendoj se ata meritojnë mirënjohje dhe lavdërim për punën e tyre, që më besoni nuk është gjithmonë e lehtë. Dua të theksoj se për të hapur rrugën drejt arritjes së objektivit të tyre strategjik, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nuk ka rrugë tjetër.

Dhe kjo marrëveshje dhe ky aneks, që është pjesë përbërëse e marrëveshjes është një hap i rëndësishëm përpara për ta bërë atë realitet. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë pa pushim derisa të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj. Më falni që ju bëra të prisni kaq gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat