Reagon Abdixhiku pas takimit: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

Aktuale

Reagon Abdixhiku pas takimit: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

Më: 19 mars 2023 Në ora: 00:50
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas takimi në Ohër ka thënë se epilogu i Kurtit në dialog, është mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte ka përfunduar një kauzë politike e rremë, që sipas tij Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.

Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike - ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë - që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë - përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.

Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.” – ka përfunduar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat