Molliqaj: Kurti e tradhtoi Kosovën, shihemi në protesta

Aktuale

Molliqaj: Kurti e tradhtoi Kosovën, shihemi në protesta

Më: 19 mars 2023 Në ora: 07:37
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për planin e zbatimit.

Sipas tij, kryeministri, Albin Kurti e ka tradhtuar Kosovën.

Molliqaj ka shkruar se Kurti për pushtet po e rrezikon Kosovën dhe paralajmëroi protesta.

Postimi i plotë:

Sot u tradhtua Kosova!

Një njeri i ngjitur n’pushtet nga rezistenca më e fuqishme e pas luftës n’vend, sot e dorëzoi Kosovën.

Një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë.

Një qeveri që mashtroi për 2 vite se nuk do të negociojë pa njohjen në qendër, sot e pranoi përjetësimin e mosnjohjes.

Sot Albin Kurti i ndau rrugët nga ata qindra mijëra njerëz që e kundërshtuan Asociacionin. I ndau rrugët me ata që edhe sot vazhdojnë t’jenë kundër, po aq fuqishëm.

Sot Albin Kurti Kosovës po ia rrezikon të ardhmen, sepse vetes po don t’ia ruajë pushtetin.

Sot Albin Kurti, e tradhtoi Kosovën.

Por sot, më shumë se kurrë, u qartësua rruga e rezistencës. Rezistencës që do të rritet, përditë e më shumë.

Shihemi n’protesta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat